Messi dhe Fati

Sport

Ansu Fati një prej fajtorëve për moskthimin e Messit tek Barcelona

12 Qershor 2023, 18:58| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 19:04

  • Share

Pavarësisht bisedimeve të shumëpërfolura Lionel Messi nuk arriti një marrëveshje për t’u rikthyer tek Barcelona, duke vendosur që karrierën ta vazhdonte në SHBA tek skuadra e Inter Miamit.

Jorge Messi dhe Laporta patën bisedime produktive shumë pranë finalizimit të marrëveshjes por rikthimin e superyllit argjentinas por kjo gjë nuk ndodhi.

Blaugranët nuk arritën që ta ulnin kufirin e pagave, ndërsa prej arsyeve ishte refuzimi i Ansu Fatit që të largohej nga Camp Nou.

Xavi nuk llogarit në shërbimet e 20-vjeçarit, për të cilin kanë shprehur interesim klube, si Tottenham Hotspur, Manchester United, Bayern Munich e Paris Saint-Germain.

Mirëpo, sipas Mundo Deportivo, futbollisti i cili ka kontratë deri në vitin 2027, nuk dëshiron të largohet, ashtu që nuk ka pasur hapësirë në listën e pagave për kampionin e botës.

Vlera e tanishme e Fatit – që dikur cilësohej si pasues i Messit – sipas Transfermarkt, është rreth 35 milionë euro, megjithatë ai ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Camp Nou.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?