Anthony Blinken

Bota

Anthony Albanese Kryeministri i ri i Australisë! Dyshimet për origjinën e tij arbëreshe

21 Maj 2022, 14:32| Përditesimi: 21 Maj 2022, 14:39

  • Share

Anthony Albanese është Kryeministri i Austrialisë. Ai ka fituar zgjedhjet federale dhe sipas rezultateve Laburistët janë në gjendje të formojnë qeverinë e pakicës ose të shumicës, që do të thotë se zoti Albanese do të jetë kryeministri i 31-të i Australisë.

Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i 31-të i Australisë duke i dhënë fund nëntë viteve të koalicionit në pushtet.  Kishte skena feste  në selinë e Laburistëve në Sidnei, pasi partia fitoi nga opozita vetëm për herë të katërt që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në nivel kombëtar pati një luhatje dypartiake prej 2.3 përqind nga Liberalët në Laburistë.

Rezultati është një goditje e ashpër për Scott Morrison. Anthony Albanese shpallet kryeministri i parë i vendit nga një prejardhje jo anglo-kelte. Ai tha se është koha që parlamenti të reflektojë “Australinë moderne”, duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste si fëmijë në banesat publike.

Ka shumë dyshimi që Kryeministri i ri i Australisë është me origjinë Arbëreshe. Emri Albanese me shumë gjasë rrjedhë nga Albania. Këtë mbiemër Anthony e bart nga babai, Carlo Albanese, që me prejardhje është nga Barletta e Italisë. Barletta gjendet në rajonin e Pulias.

Shqiptarëve emri i qytetit Barletta mund t’u kujtojë edhe figurën e rëndësishme shqiptare, Marin Barletin. Disa kohë më parë në një emision i pyetur nga moderatori se a duhet t’ia thotë emrin “Albaniz, apo Albanizi”, ai ia kthej; “më thuaj shkurt Albo”. Ai vetë nuk e ka konfirmuar asnjë herë origjinën e tij arbëreshe.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?