Kreu i Institutit Kombëtar Amerikan për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive, në Shtëpinë së Bardhë Anthony Fauci është shprehur së fundmi se nuk është e largët koha për gjetjen e një vaksine për Covid-19, e cila mund të bëhet publike mes fundit të nëntorit dhe dhjetorit.
“Ne do të jemi në gjendje të themi të sigurt, shpresoj, para Krishtlindjeve të ardhshme: ato të vitit 2021,” u shpreh Fauci.
Fauci vlerësio punën e jashtëzakonshme të shkencëtarëve dhe mjekëve për të ndihmuar në kthimin çdo gjëje në normalitet.
“Shkencëtarët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Studimet e tyre mbi Covid-19 tashmë na kanë befasuar dhe ende na befasojnë. Por kërkon kohë për t’u kthyer në normalitet,” shtoi ai më tej.
Prej kohësh mes kryevirologut edhe presidenti i amerikan, Donald Trump, ka pasur tensione, të cilat arritën kulmin javën e kaluar ku presidenti përdori tone të ashpra ndaj Kreut të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.
Trump u shpreh i zhgënjyer prej tij, duke theksuar se njerëzit janë lodhur duke dëgjuar për pandeminë vdekjeprurëse, që ka vrarë më shumë se 222 000 amerikanë.