‘Antigonea’, tragjedia e Sofokliut! Teatri italian i Pulias shfaqje në skenën e Gjirokastrës

10 Qershor 2023, 15:35| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 15:39

  • Share

Pas Tiranës, teatri italian i Pulias u zhvendos në skenën e teatrit të Gjirokastrës me shfaqjen “Antogonea”, një nga kryeveprat e Sofokliut.

Nën interpretimin e aktorëve italianë dhe me regji të Enzo Tomës shfaqja u mirëprit nga publiku.

Me frymëzim nga tragjedia e Sofokliut, “Antigona”, është shfaqja e sjellë nga teatri Publik Pulias në skenën e Teatrit të Gjirokastrës.

Me regji të Enzo Tomës dhe koreografi nga Elisa Baruçhieri shfaqja emocionoi publikun me muzikën origjinale, kompozimin e dritës dhe pjesëmarrjen e artistëve të njohur italianë.

Duke ndërthurur situatën historike gjatë pushtimit nazist të Francës, vepra risjell mitin antik kur miliona të rinj vdiqën dhe mbetën të pavarrosur.

“Frymëzuar nga tragjedia e Sofokliut “Antigona” kjo shfaqje ka në qendër arsyet e politikës dhe të moralit dhe është gjithnjë aktuale duke pasur parasysh konfliktin që ka sot Europa. Shfaqja prezanton një mizanskenë shumë të zhdërvjellët me tre aktorë, tre kërcimtarë dhe dy muzikantë dhe e quajtëm Antigonea Rock sepse është një spektakël që synon t’ju flasë mbi të gjitha të rinjve”, tha regjisori Enzo Toma.

“Ishte një javë shumë intensive kulturore. E mbyllim këtë javë me “Antigona Rock”, me trupën profesioniste të Puglias një shfaqje ku ndërthuret  teatri , baleti dhe muzika me regji të Enzo tomës. Ju falenderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe në vazhdim do kemi dhe aktivitete të tjera”, u shpreh Teodor Bilushi konsull i nderit i Italisë në Gjirokastër.

Në kuadër të eventeve kulturore të javës së kulturës italiane, shfaqja “Antigona”  u mirëprit nga publiku gjirokastrit. Teatri Pulias e nisi rrugëtimin nga Tirana dhe do të vijojë edhe me një shfaqje në Fier.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?