Blic te 'Dollari', ndalohen 7 kambistë në të zezë, sekuestrohen rreth 50 mijë euro...Si kamuflohen tregtarët si lojtarë dominoje?! (VIDEO)

2 Mars 2020, 10:29| Përditesimi: 2 Mars 2020, 13:19

  • Share

TIRANË - “Dollari”, njohur ndryshe dhe si tregu i zi i këmbimit valutor dhe telefonave të vjedhur ka qenë sot nën fokusin e Policisë së Tiranës.

Shtat persona janë proceduar për ushtrim aktiviteti të palicencuar ndërsa janë sekuestruar afro 50 mijë euro.

Forcat "Shqiponja" kanë ndërhyrë në këtë treg të hapur i cili aktivitetin e ushtron në qendër  të Tiranës shumë pranë Bankës së Shqipërisë.

Policia thotë se në dy operacione, ka sekuestruar 21 milionë lekë, 23.300 euro dhe 9500 dollarë, ndërsa të proceduarit në gjendje të lirë janë M. H, Sh. Sh, L. J, R. F, A. Z, A. M. dhe Y. M që rezultojnë se punonin si kambistë.

Por çfarë ndodh aktualisht n këtë treg, disa orë pas operacionit?

Kamera e ReportTv ka bërë një vëzhgim ku në mesditën e kësaj të hëne prania e policisë  është ende aty.

Por nuk mungojnë dhe shumë persona që të kamufluar  pas lojës së dominosë dhe shahut presin klientët për të mos u dalluar se janë kambist.

Ky treg edhe më herët ka qenë nën goditjen e policisë po për më shumë se 3 dekada asnjëherë nuk është arritur të mbyllet, duke u njohur nga të gjithë si tregu dollarit.

Në këtë treg prej vitesh rezulton se me qindra karta telefonik SIM apo telefona celular  të përdorura në ngjarje kriminale deri nga m të rëndat edhe për ekzekutim personash me tritol jaën marr nga ky treg, duke humbur gjurmët.

"Kontrollet e befasishme dhe operacionet policore, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të çdo personi qe merret me aktivitet të kundërligjshëm, kryesisht në këmbimin valutor pa licencë ose jashtë objekteve të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë apo Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare", tha policia në një njoftim zyrtar.

Të ndaluarit do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës Materialet veprën penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • karidi: 03/03/2020 01:36

    ky eshte shteti qe te vjedh ne mes te dites

    Përgjigju
  • erjon: 02/03/2020 11:40

    jan kapur me leke ne xhep nuk jan kapur ne kushtet e flagrances duke kryer veprime.polica te trashe

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 02/03/2020 10:47

    Bravo policia. Ky eshte shtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?