Foto ilustruese

Kronikë

Anti-informaliteti/ Shiste mallra kontrabandë e organizonte loto sportive, arrestohet 64-vjeçari në Korçë

11 Gusht 2019, 13:16| Përditesimi: 11 Gusht 2019, 13:27

  • Share

KORÇË - Një 64-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës për shkak se akuzohet për tregtim të mallrave kontrabandë si dhe organizim të lotarisë në lokalin e tij në lagjen nr.8.

I arrestuari është B.M, banues në Korçë dhe është kapur në kuadër të operacionit anti-informalitet të shtrirë në të gjithë vendin, për ndëshkimin e evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

64-vjeçarit i janë sekuestruar një sasi pijesh (alkoolike dhe joalkoolike) pa dokumentacionin përkatës, të dyshuara si kontrabandë. si dhe një kompjuter lap top, i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi B.M, për organizimin e lotarive të palejuara.

Pas arrestimit ai do të përballet me akuzën për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave", ''Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale'' , ''Organizimi i lotarive të pa lejuara'' dhe ''Ushtrimi i aktivitetit tregtar të pa regjistruar në organet tatimore''.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?