Kronikë

Anti-informaliteti zbret në Gjirin e Gjipesë, Rama tregon grushtin: Zaptuesit e radhës kishin dhunuar bukurinë me çadra

8 Gusht 2019, 20:14| Përditesimi: 8 Gusht 2019, 20:26

  • Share

Edhe ditën e sotme ka vijuar aksioni anti-infomralitet në jug të vendit për lirimin e vijës bregdetare të zaptuar nga bizneset informale. Aksioni i sotshëm është zhvilluar në Gjirin e Gjipesë ku FNSH kanë zbritur nga 'shtegu i dhive; për të zbritur deri poshtë në mënyrë që të bënte ndërhyrjen.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kryeministri ka bërë me dije se asnjë biznes nuk do të tolerohet kushdo qoftë pronari.

"Kush e ka parë Gjirin e Gjipesë, një nga xhevahiret më fantastike të Mesdheut, e ka me siguri parasysh shtegun e dhive për të zbritur deri poshtë, nën shkëmbin gjigand të çarë si me thikë. Sot nëpër atë shteg u desh të zbriste policia, për ta çliruar gjirin nga zaptuesi i radhës, që u merrte lekë njerëzve pasi e kishte dhunuar atë bukuri të virgjër, me çadrat e me shezllonët e tij" shkruan Edi Rama.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ramo. Kirici: 09/08/2019 12:36

    O zoti kryeminister plazhi e shpelles para se te shkosh ne gjipe eshte zaptuar me bar dhe sezllon, plazhi me e bukur e shqiperise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?