Kronikë

Anti-informaliteti, zv/ministri: Ndërmarrjet e mëdha shkelësit më të mëdhenj, në sitë edhe të vegjlit

13 Gusht 2019, 12:00| Përditesimi: 13 Gusht 2019, 12:02

  • Share

Zv/ministri i Financave dhe Ekonomisë Elton Haxhi deklaroi se nga aksioni anti-informalitet që po zhvillohet në cdo cep të vendit, shkeljet më të mëdha janë konstatuar te bizneset e mëdha dhe jo të vogla. Gjatë trajnimit të punonjësve të administratës tatimore ai tha se do të ketë një kontroll edhe te biznesi i vogël, por fokusi është te ndërmarrjet e mëdha.

"Analiza e riskut dhe modeli që kemi synon identifikimin e tatimpaguesve që i kanë thyer dhe normalisht rregullat synojnë të identifikojnë tatimpaguesit e mëdhenj. Na rezulton se gjithë shkeljet më të mëdha janë konstatuar te bizneset e mëdha dhe jo të vogla.

Do të ketë një kontroll rutinë edhe te bizneset e vogla për përmbushjen e disa komponentëve thelbësore si lëshimi i kuponit dhe regjistrimi. Por kjo nuk do të thotë se është fokus i kësaj ndërmarrje të Tatimeve, pasi në fokus është biznesi i madh.

Kemi organizuar një seri trajnimesh që synojnë në trajnimin e Tatimorëve për legjislacionin, por jo vetëm, pasi duhet të jenë proaktivë për tatimpaguesit për njohuritë" deklaroi Elton Haxhi.

Aksioni anti-informalitet ka sjellë bllokimin e disa bizneseve në vijën bregdetare, pasi janë kapur me shkelje, por jo vetëm, pasi është shtrirë edhe në fushën e tregtimit të karburanteve.

Komento

Komente

  • Lexues: 13/08/2019 12:29

    Ne nivelin qe jane inspektoret e tatimev e nuk te gjen e keqja kurre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?