Anti-KÇK-ja i vihet pas pasurisë së dy të 'fortëve' të radhës, Ben Qimes dhe Saimir Taullaut (Skeda)

7 Shkurt 2020, 10:58| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 17:43

  • Share

TIRANE-Në ditën e pestë të aksionit anti-KÇK-së, Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur formularin dy të 'fortëve' të radhës, Saimir Taullait në Lushnje dhe Arben Isufajt, njohur ndryshe si 'Ben Qimja' banues në Fier për të justifikuar pasurinë. Operacioni Forca e Ligjit deklaron se Saimir Taullau më parë ka qenë i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” në bashkëpunim.

Ai është pronar i disa bizneseve dhe tashmë brenda 48 orëve duhet të justifikojë si i ka ngritur, ndryshe do të sekuestrohen. I dyti është Arben Isufaj (Ben Qimja), i cili është nën hetim në Itali, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Taullau dhe Isufaj duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për ndjekje të mëtejshme. Operacioni Forca e Ligjit njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë dërguar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar materialet për Altin Hajrin, Leonard Hajrin (janë regjistruar dosjet) dhe Martin Bletën, Artan Docin,  Ardjan Docin, Gentian Finiqin dhe G. M.në pritje të regjistrimit.

"Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda" thuhet në njoftimin e OFL-së. (Bilanci deri tani i OFL-se).

Arben Isufaj (Ben Qimja) dhe  Saimir Taullau

Kush është Saimir Taullau?
Saimir Taullau u ka shpëtuar dy atentateve. Në tetor të vitit 2017, atij iu atentati i fundit por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali. Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje.

Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut. Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, p ngjarje ende nuk është zbardhur.

N ë dëshminë  e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

Por kush është Ben Qimja?
Ben Qimja njihet si njeriu që është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge heroinë dhe kokainë nga Holanda, etj, ndërsa tashmë është i lirë pasi pak vite më parë u rrëzua edhe kërkesa e Italisë për ekstradimin e tij drejt vendit fqinj për trafik kokaine.

Disa herë ai është arrestuar në Shqipëri me sasi të mëdha marijuane, ndërsa ka pasur edhe përballje me policinë. Por në vitin 2009 u vendos edhe fati i tij përfundimtar kur Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e la të lirë për mungesë provash.

Përsa i përket pasurisë fillimisht kundër tij ka pasur një hetim në vitin 2014 dhe më pas në 2018 nga Krimet e Rënda në një proces që ende vijon. Arben Isufaj dyshohet se ka mundur të përfitojë shuma të konsiderueshme parash nga aktiviteti kriminal, të cilat dyshohet se i ka investuar në Shqipëri, ku një pjesë të pronave janë të rregjistruara në emër personave që janë rreth familjar. 

Formulari dorezohet ne SPAK, procedura si shkohet deri ne sekuestro pasurie
"Përgjigjet e marra prej tyre OFL, i dërgon në SPAK, ku brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.  Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre. Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda", njoftoi zëdhënësia e Operacionit Forca e Ligjit në një deklaratë për mediat.

Ora 17:22
Regjistrat e QKR nxjerrin Ben Qimen 'fermer' dhe Sajmir Taullain biznesmen 'të falimentuar'

Sajmir Taullai dhe Arben Isufaj, i njohur me nofkën 'Ben Qimja' janë dy emrat e tjerë që u kërkohet nga agjentët e Operacionit Forca e Ligjit të deklarojnë dhe vërtetojnë pasurinë e tyre. Të dy janë emra të njohur nga policia për pasuri të vënë nga aktivitete kriminale, por në një kërkim në regjistrat e QKR-së, ata nuk rezultojnë aq 'të pasur', kjo dhe për faktin se shumica e pasurive të tyre dyshohen të regjistruara në emër të familjarëve dhe personave të tretë, që sërish edhe ato do të janë objekt hetimit nga akti normativ i OFL-së.

Sipas QKR-së, Ben Qimja rezulton bashkëpronar me 33 % të aksioneve vetëm në kompaninë “Akili Alb” SHPK, regjistruar më 5 prill 2011. Kjo kompani merret me prodhimin, tregtimi dhe përpunimi i produkteve bujqësore, blegtorale, import-eksport dhe prodhim i fidanëve frutorë. Ndaj 'fermerit' Ben Qimja, hetimi për pasurinë është kryer edhe në vitin 2014 dhe më pas në 2018 nga Krimet e Rënda. Nga regjistrat e QKR-së, ku nuk rezulton asnjë tjetër përveç kompanisë  “Akili Alb” SHPK  tregon se ai i ka të regjistruara pasuritë në emër të personave që janë rreth familjar apo personave të tretë. Arben Isufaj dyshohet se ka mundur të përfitojë shuma të konsiderueshme parash nga aktiviteti kriminal, të cilat dyshohet se i ka investuar në Shqipëri.

Për sa i përket pasurisë së Saimir Taullau, sipas QKR-së ai rezulton pronar i vetëm i kompanisë “SABA-Taullau 3” me veprimtari në fushën e ndërtimit dhe zbatimit të punimeve, prodhim inertesh e ndërtime rrugësh, projektim, montim dhe shërbim për pikat e karburantit, transport i pasagjerëve për llogari të vetat dhe të personave të tretë dhe shitje karburantesh me pakicë, plus hotel, bar-kafe, lavazh e restorant.

Aktiviteti i kompanisë së Taullaut është zgjeruar në Greqi dhe Itali, por në pasqyrën financiare të deklaruar për 2018, kompania deklaron humbje duke e kthyer atë 'në të falimentuar'. Edhe për Saimir Taullaun dyshohet se ka regjistruar pasuritë në emër të palëve të treta.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 07/02/2020 18:36

    Ngjela dje tha se nuk ka hetim pasuror,,pa hetim kriminal...edi rames po i del kallaji perdite,...do vetem te vjedhe,,,duhet te dale nje force e re politike...

    Përgjigju
  • Ben qimja: 07/02/2020 14:33

    Sa te kem Fatmiren gjykatese, nuk caj kok une, thesin me leke edhe me merr te keqen Italia.

    Përgjigju
    • Emri: 22/04/2020 14:06

      A je me te vertet arben isufaj

  • niku: 07/02/2020 13:12

    nuk besoj se e kini zerjozisht, ky ka dy pallate ne fund te kopshit zologjik, lines te hoteli arabit , eyj.

    Përgjigju
  • Ard Daullxhiu: 07/02/2020 12:21

    Lan nom. Po ndonje politikan apo ato i kan te deklaruara vilat dhe pasurit. Ishalla nuk me sekuestrojn daullen, se nuk e kam te regjistruar si biznes te madh.

    Përgjigju
  • Beni: 07/02/2020 11:29

    Tik tak tik tak ora po treket dhe per Fatmir Xhafen dhe Gonin e zi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?