Antikontrabanda, pezullohet
kreu Meidani, theu kodin etik

14 Tetor 2013, 17:46| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, Denion Meidani (në foto), dy muaj pas emërimit në krye të drejtorisë më të rëndësishme tek Doganat Shqiptare, atë të Antikontrabandës, është pezulluar me urdhër të drejtoreshës së Përgjithshme, Elisa Spiropali. Sipas burimeve të "A1 Report", ai është pezulluar me akuzën zyrtare: “thyerje e kodit etik, dëmtim të imazhit të institucionit, mungesë profesionalizmi” . Po sipas burimeve, ai ka dekonspiruar aksionin më të fundit që Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bëri te kompania Kurum.

Operacioni i Doganave ndaj Kurum u krye pak ditë më parë nga strukturat doganore dhe u zbulua se një sasi e madhe hekuri ishte nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme nga magazina doganore.

Denion Meidani u emërua në fund të mandatit të qeverisë "Berisha", pikërisht me 2 shtator, pra në javën e fundit të Qeverisë "së vjetër, ndërkohë që edhe më parë kishte pasur një tjetër emërim të rëndësishëm, si nëndrejtor i Përgjithshëm për anën ekonomike të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, ku është pushuar nga puna për "mungesë impenjimi".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?