Antonio Conte është parë duke u kthyer në Itali me një fluturim Ryanair gjatë ditës së hënë duke i plotësuar spekulimet për të ardhmen.
Në mediat angleze është duke u raportuar se Tottenham Hotspur do ta shkarkojë strategun italian gjatë kësaj jave.
Kontrata e Contes me klubin londinez skadon në qershorin që vjen, megjithatë qëndrimi i tij në Londër duket se do të jetë më i shkurtër.
Gazetari i The Telegraph, Matt Law, ka raportuar se Spursat pritet të arrijnë marrëveshje që t’ia ndërpresin kontratën trajnerit gjatë kësaj jave.
Ai ka konfirmuar se 53-vjeçari është kthyer në Itali dhe tashmë Conte është xhiruar duke u kthyer në vendlindje me një fluturim të lirë Ryanair dhe videoja është bërë virale në rrjetet sociale.
Antonio Conte taking a RyanAir flight to get away from Spurs ????pic.twitter.com/b6qdo7MYYz
— Gunners (@Gunnersc0m) March 20, 2023