Antipastë gati për 5 minuta nga zonja Vjollca

31 Dhjetor 2020, 09:06| Përditesimi: 31 Dhjetor 2020, 09:08

  • Share

Antipastë gati për 5 minuta

Përbërësit:

2 feta bukë tramezzini

krem djathi ose majonez

1 fetë proshutë koto

8 ullinj

1 kastravec

stikadent

Përgatitja:

Fillimisht presim kastravecin shumë hollë në feta për së gjati. Lyejmë 1 fetë tramezini me krem djathi ose me majonez. Mbit ë vendosim 1 fetë proshutë cote me trashësi 2 ose 3 mm dhe mbi të vendosim përsëri 1 fetë bukë tramezini. E ndajmë në 2 pjesë të barabarta e më pas ndajmë përsëri gjysmat në gjysma. Na formohen 4 copa drejtkëndore të cilat dhe këto I ndajmë në 2 pjesë kështu që na formohen 8 katrorë. Marrim një fetë kastravec dhe e shpëlajmë sikur do qepim vendosim një ulli dhe e ngulim në copën tjetër të fetës së kastravecit vertikalisht mbi katrorin e tramezinit, gati për t’i sservirur në pjatë.

 

Antipastë gati për 5 minuta

Përbërësit:

1 fetë tramezini ( e thekur)

8 feta proshutë pule

pak majonezë              

1 fetë djath I tymosur

1/2 fetë kastraveci turshi

8 kokrra ullinj

Përgatitja:

Thekim një fetë bukë tramezini dhe e ndajmë në 8 katrorë. Presim fetën e proshutës në 2 gjysma. E lyejmë 1 gjysmë me pak majanoz dhe në qendër të proshutës së lyer me majonez vendosim një fetë djath drejtkëndore me gjerësi 2 cm mbi të vendosim 1/2  e një kastraveci të vogël turshi e mbështjellim si paketë dhe e fiksojmë me stikadent me një kokërr ulliri mbi paketën të vendosur në një katrorë buke të thekur tramezini. Kështu përsërisim dhe në katrorët e tjerë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?