Antipastë me karkaleca nga zonja Vjollca

29 Dhjetor 2020, 10:00| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 10:22

  • Share

Antipastë me karkaleca

Përbërësit:

200 gr sallatë marule

100 gr majonezë

100 gr kos

1 lugë gjelle Ketchup 

pak vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

200 gr karkaleca

1 limon

Përgatitja:

Në një tas bashkojmë majonezë- kos dhe ketcup I përziejmë mirë. Pastrojmë sallatën e thajmë dhe presim hollë, vendosim atë në një tas I spërkasim me pak vaj kripë dhe piper të zi. Ndajmë sallatën në  gota gota të shkurta mbi të vendosim pak karkalecat e pjekur më parë. Në cdo gotë mbi karkalecat dhe sallatë vendosim nga 1 lugë gjelle. Nga dresingu I përgatitur më parë zbukurojmë në 1/4  feta limon dhe shërbejmë.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?