Antiterrori u ndalon hyrjen në Shqipëri dy iranianëve: Kërcënim serioz për vendin! Del VIDEO, gruaja e shtrirë në aeroport

1 Gusht 2022, 20:41| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 21:01

  • Share

TIRANË-Dy iranianëve me shtetësi gjermane u është ndaluar të futen në territorin e vendit tonë, pas tentativës për të hyrë përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Batool Soltani dhe Afshin Kalantari erdhën disa ditë më parë nga Gjermania me ftesë të një shoqate iraniane me emrin ASILA, përreth së cilës mblidhen kryesisht iranianë që dezertojnë nga MEK, që ndodhet në Manëz.

Autoritetet shqiptare kanë kryer deportimin me pretendimin se janë një kërcënim serioz për vendin 72 orë pas mbërritjes në Rinas, ndërsa e njëjta përgjigje u është dhënë edhe autoriteteve gjermane, nga ku janë kthyer.

Ndalimi i dy iranianëve me shtetësi gjermane vjen një javë pas anulimit të samitit vjetor të anëtarëve të MEK, për arsye sigurie, pas kërcënimeve për një sulm terrorist të mundshëm. Anëtarët e MEK pranuan kërkesën e autoriteteve shqiptare për të shtyrë për një moment të dytë samitin.

Në pamjet e siguruara nga Report Tv dallohen dy shtetasit iranianë duke qëndruar në kushte të vështira në ambientet e brendshme të aeroportit të Rinasit, në pritje për t’u depërtuar drejt Gjermanisë.

Iranianët që mbërrijnë në vendin tonë i nënshtrohen një kontrolli të shumëfishtë, me synimin e parandalimit të hyrjes së të ashtuquajturve agjentë të njësisë operacionale sekrete iraniane, KUDS. Këta të fundit, që prej kohës së strehimit të disa mijëra anëtareve të MEK, në kampin e tyre në Manëz e kanë vënë në shënjestër të vëmendjes së tyre edhe Shqipërinë.

Dy javë më parë me urdhër të SPAK zyrat e shoqatës ASILA u kontrolluan nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi ajo është vënë nën hetim për lidhje me regjimin e shtetit të Iranit dhe veprimeve që synojnë cenimin e sigurisë të anëtareve të MEK.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lexues: 02/08/2022 08:50

    Sipas kartave qe keni vene ne foto, keta jane me leje qendrimi te perhershme ne Gjermani, por jo shtetas gjermane.

    Përgjigju
    • F.Z.K: 02/08/2022 16:23

      Gruaja eshte me neshtetesi Gjermane ( e lindur ne Iran) kurse burri me neshtetetsi Iraniane dhe me leje qendrimi te perhershme ne Gjermani . Tschüss.

  • Kol: 01/08/2022 22:48

    Po sikur të jenë thjesht turistë??

    Përgjigju
    • Shqipo: 02/08/2022 08:56

      A e lexove artikullin? Kane ardhur me ftese te nje shoqate te dyshimte, pra shancet qe te jene thjeshte turiste jane te vogla. Irani eshte shtet terrorist edhe na ka vene ne shenjester. Policia duhet te jete supervigjilente.

  • Taku: 01/08/2022 22:29

    Cfare skandali. Po mire neser kur amerika te laje bythen me iranin, ku do mbeteni me kete servilizmin e llojit "me katolik se papa"?! Njerez pa karakter mbetet.

    Përgjigju
    • sdiku: 02/08/2022 14:39

      @bubi, qetesohu mer k... se s'te shau gruan, opinion shprehu

    • Bubi: 01/08/2022 23:33

      Po pse ore kelysh qeni shpetimin e bythes tende e tonen bashk me te kosovareve kush e beri e bere ti? Po sovranitetin e shteteve tona kush e garanton o debil dixhital e garanton ti apo une?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?