Antonio Conte kurrë nuk u distancua plotësisht nga Juventusi dhe pavarësisht lamtumirës së zhurmshme në verën e vitit 2014. Trajneri hap dyert për një rikthim të bujshëm në stolin e Juventusit.
"Martesat bëhen gjithmonë mes dy personave, gjithmonë mund të ëndërrosh dhe të shpresosh për një martesë të dytë", këto ka thënë Conte në një takim me studentët në UniSalento ku iu akordua çmimi "Sport".
"Për momentin unë jam duke shijuar kohën e lirë që kam, vazhdoj të studioj dhe të shikoj përreth për të zgjeruar njohuritë e mia", vijoi ai.
Conte është jashtë pankinës që nga marsi, kur mbërriti ndërprerja e kontratës me Tottenhamin. "Nëse ndodh diçka e rëndësishme, e cila më jep emocionet që kam nevojë, sigurisht që do të kthehem në punë”.
Trajneri nga Salentos foli edhe për të kaluarën e tij si futbollist: "Isha futbollist i mirë, i jap vetes 8. U bëra falë punës, këmbënguljes dhe qëndrueshmërisë, dëshirës për t'u përmirësuar gjithmonë. Isha mirë, por jo euro a kampion, sepse performanca ime bazohej në vrapim, sakrifica, djersë. Megjithatë, si trajner e njoh atë talent që nuk e kisha si futbollist", tha mes të tjerash trajneri.