Antonio Conte, trajneri i Napolit

Sport

Antonio Conte pas humbjes me Man. Cityn: Kartoni i kuq na shkatërroi ndeshjen

19 Shtator, 12:07| Përditesimi: 19 Shtator, 12:09

  • Share

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, shprehu zhgënjimin pas humbjes së ekipit të tij 2-0 në udhëtim ndaj Manchester Cityt, duke theksuar se përjashtimi i Di Lorenzos prishi takimin dhe e vështirësoi shumë punën e skuadrës.

“Nuk e di nëse ishte e drejtë ose jo, sepse nuk e kam parë përsëri episodin. Por padyshim, na shkatërroi ndeshjen. City do të kishte pasur vështirësi kundër nesh. Të luash këtu është e vështirë, e të mbetesh edhe me 10 lojtarë bëhet e pamundur”, tha Conte.

Trajneri italian vlerësoi përpjekjen e lojtarëve të tij.

“Në 20 minutat e para mendoj se kishim përgatitur ndeshjen si duhet, duke i sulmuar lart. Nuk mund të bësh vlerësime të sakta kur ndodh një karton i kuq. Por jam i kënaqur me dëshirën dhe angazhimin e lojtarëve. Nga këndvështrimi i atmosferës evropiane, dal me ndjenja pozitive”, tregoi ai.

Conte foli edhe për situatën e Kevin De Bruynes, i cili u zëvendësua për t’u riorganizuar pas kartonit të kuq.

“Isha i mërzitur për të. Ndonjëherë fati është i çuditshëm. Vitin e kaluar nuk morëm asnjë karton të kuq, sot në Champions ndodhi. Nuk mund të bëja tjetër”, vijoi Conte.

Ai shtoi se Napoli e luajti ndeshjen me agresivitet, por mbetja me një lojtar më pak e detyroi ekipin të mbrohej dhe të kontrollonte situatat.

“Kur mbetesh me 10 lojtarë duhet të bësh përmbajtje dhe të shpresosh. Nuk donim ta bënim, por sot ishte e nevojshme. Kam parë gjëra pozitive tek lojtarët për qëndrimin dhe dëshirën me të cilën erdhën këtu.”

Conte përfundoi duke theksuar rëndësinë e menaxhimit të situatave kritike.

“Në këto ndeshje, nëse nuk përdor mendjen, mund të marrësh gola që do t’i kujtosh gjatë”, tha Conte.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?