Antonio Tajani

Antonio Tajani: ‘Jo përdorimit të armëve italiane për të goditur territorin rus’

30 Maj, 20:22| Përditesimi: 30 Maj, 20:28

  • Share

Nënkryetari i Këshillit dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka deklaruar se Ukraina nuk mund të përdorë armët italiane për të goditur territorin rus.

"Ka një angazhim nga ana e Ukrainës për të respektuar marrëveshjet dhe për këtë arsye përdorimi i armëve është nën kontroll nga vendet që i dërgojnë. Ata duhet të komunikojnë gjithmonë me Italinë se si përdorin armët e dërguara nga vendi ynë", tha Tajani ditën e sotme gjatë një takimi për shtyp në ambasadën italiane në Pragë.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se armët italiane duhen të përdoren vetëm brenda Ukrainës.

 “Kushtetuta na pengon të bëjmë luftë me vendet e tjera, armët tona duhet të përdoren brenda territorit ukrainas për të mbrojtur integritetin territorial të vendit” shtoi ai.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?