Antonio Tajani

Antonio Tajani pason Berlusconin, zgjidhet në krye të Forza Italia

24 Shkurt, 22:12| Përditesimi: 24 Shkurt, 22:16

  • Share

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani është zgjedhur sekretar i partisë së qendrës së djathtë Berlusconi Forza Italia (FI) në një kongres e kësaj partie të mbajtur këtë të shtunë në Romë.

Zëvendës të Tajanit u zgjodhën Roberto Occiuto, Alberto Cirio, Deborah Bergamini dhe Stefano Benigni.

Tajani, 70 vjeç, ka qenë numri 2 për një kohë të gjatë në qeverinë e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, i cili vdiq qershorin e kaluar në moshën 86-vjeçare.

 Tajani, i cili ka shërbyer si lider partie që nga vdekja e Berlusconit, gjithashtu ka qenë më parë zëvendëspresident i Parlamentit Evropian.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?