Antony Blinken në Tiranë, do të takohet me kreun e SPAK Altin Dumanin

9 Shkurt, 22:57| Përditesimi: 9 Shkurt, 22:59

  • Share

1707501877_antonyblinken.JPG

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njeriu i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën  'non grata' nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë do të udhëtojë drejt Tiranës javën e ardhshme më 14 shkurt. Lajmi u konfirmua nga vetë DASH.

Përmes kësaj vizite sekretari Blinken synon të ritheksojë mbështetjen amerikane ndaj prokurorisë speciale SPAK. Sa i përket se kë do të takojë të Blinken në Tiranë, sugjerohet se në agjendën e deritanishme parashikohen vetëm dy takime. Me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e SPAK Altin Dumani, raporton Top Channel.

Sekretari Blinken po ashtu do të takohet me stafin e ambasadës amerikane në Tiranë për ti falënderuar, në përçimin dhe zbatimin e direktivave të DASH në forcimin e demokracisë shqiptare e përmbushjen e një prej prioriteteve të administratës Biden, luftën ndaj korrupsionit në nivel global.


Lajmi kryesor:

Shpalli 'non grata' Berishën! DASH: Blinken javën tjetër në Tiranë! Rithemelimi: Po të jetë e vërtetë vizita do të ketë efekte nukleare për ne


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?