Josep Borrell dhe Antony Blinken

Politikë

Antony Blinken takim me përfaqësuesin e BE-së: Të ecin para bisedimet për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

15 Tetor 2021, 11:27| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 16:40

  • Share

Sekretari i shtetit Antony Blinken i ka kërkuar BE-së që të çojë përpara bisedimet për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në vendet e unionit. Blinken, gjatë një takimi me përfaqësuesin e Lartë të BE, Josep Borrell vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit.

"Kur bëhet fjalë për të gjitha sfidat me të cilat përballemi në të gjithë botën, Bashkimi Evropian është një partner kryesor i Shteteve të Bashkuara dhe praktikisht nuk ka asnjë sfidë me të cilën ne përballemi dhe nuk po punojmë së bashku për të", tha Blinken.

 Sipas njoftimit nga DASH, dy zyrtarët diskutuan edhe mbi çështje të tjera si partneriteti SHBA-BE, situatën në Afganistan, Rusia dhe Kina. Borrell e cilësoi takimin një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit, veçanërisht sikurse ai tha, në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

“Ne, Bashkimi Evropian duket të jemi partneri më i mirë dhe aleati më i mirë i SHBA-së, dhe marrëdhënia transatlantike është marrëdhënia më e rëndësishme që kemi me pjesën tjetër të botës", tha Josep Borrell.

Blinken dhe Borrell nënvizuan gjithashtu mbështetjen e tyre të fortë në përpjekjet për të rivendosur rendin demokratik në Venezuelë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?