Albin Kurti

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, Kurti: Nuk mund të zëvendësohet me takime të kryeministrave

14 Qershor 2023, 16:48| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 21:15

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive, Kosovë-Shqipëri. Ai ka thënë se anulimi ka ndodhur nga homologu i tij, Edi Rama, dhe sipas Kurtit një gjë e tillë është e paarsyeshme.

Kurti ka thënë se mbledhjet e dy qeverive nuk mund të zëvendësohen me takime të kryeministrave.

Por sipas tij, anulimi i mbledhjes së përbashkët nuk do të thotë asgjë sa i përket qëndrimit dhe sjelljeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke shtuar se bëhet fjalë për dy shtete të të njëjtit komb.

“Kjo mbledhje është përgatitur muaj më parë dhe me kryeministrin Rama ne jemi në kontakt dhe takohemi shpesh, mirëpo mbledhjet e dy qeverive janë diçka tjetër, nuk mund të zëvendësohen mbledhjet e qeverive me takime të kryeministrave për shkak se ne duhej të nënshkruanim 13 marrëveshje”, ka thënë Kurti, raporton Kosova Press.

Shefi i ekzekutivit ka folur para gazetarëve në Prishtinë pasi ka dhuruar gjak në tendën e vendosur në sheshin “Nënë Tereza”.

Kryeministri Edi Rama vendosi dje anulimin e mbledhjes së 2 qeverive në Gjakovë, pas refuzimit të Albin Kurtit për një takim të një formati më të ngushtë. Rama tha se është 100% kundër qëndrimit të Kurtit për krizën në veri, ndërsa paralajmëroi se plani i rëndë i BE për sanksione mund të vihet shpejt në lëvizje.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 14/06/2023 20:46

    O Albin, ti je apo ben vete si i trashe?! Anulimi i mbledhjes ishte fillimi i sanksioneve. Dmth nga tani e tutje, deri ne normalizimin e gjendjes ne veri dhe rajon, me Kosoven nuk do kete mbledhje apo takime te asnje niveli, perpos atyre takimeve qe lidhen me zgjidhjen e situates.. kaq e thjeshte eshte. Une uroj qe te njejtat kushte t'i vendosen edhe Serbise. Per kete Shqiperia duhet te ngreje zerin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?