Arilena Ara

Anulohet Eurovizioni/ Reagon për herë të parë Arilena: Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti

19 Mars 2020, 15:38| Përditesimi: 19 Mars 2020, 15:43

  • Share

Ditën e djeshme “Eurovision”-i lajmëroi se është anuluar mbajtja e festivalit këtë vit në maj në Rotterdam, për shkak të koronavirusit.

Festivali do të mbahet në të njëjtin vend, një vit më pas, por ende nuk dihet nëse këngët e këtij viti do të këndohen në 2021 apo do të zgjidhen të tjera.

Arilena që do të përfaqësonte Shqipërinë, ka reaguar për herë të parë pas këtij vendimi në Instagram, ku ka publikuar një klip të shkurtër, teksa po përgatitej për perfomancën e saj.

Ajo falenderon ekipin për punën e palodhshme dhe thekson se nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti.

“Këto janë disa sekonda të prera nga një muaj intensiv në LA, ndërsa punonim për ‘Fall from Sky’. Nuk mund të përshkruaj sa krenare dhe e lumtur jam për çdo moment, jo vetëm unë, por secili prej nesh ka dhënë për këtë këngë.

Gjithë përkushtimin, pasionin, dashurinë dhe emocionin që vendosëm në të. Ky është përkufizimi im i lumturisë!

Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj! Ju i jepni vlerë cdo përpjekjeje.

P.S Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti juaj. Ju lutemi, qëndroni në shtëpi! Qëndroni të sigurt. Duke dërguar gjithë dashurinë time. Zoti e bekoftë secilin prej jush!”, ka shkruar Arilena.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?