Bota

Anulohet fluturimi në aeroportin e Shtutgardit pasi piloti ishte i dehur

25 Mars 2018, 03:51| Përditesimi: 25 Mars 2018, 04:00

  • Share

Kompania ajrore portugeze, TAP, ka kërkuar falje për bllokimin e më shumë se 100 pasagjerëve në aeroportin e Shtutgardit, në jugperëndim të Gjermanisë, pasi njëri nga fluturimet është anuluar në minutin e fundit meqë piloti ishte i dehur.

Vetëm pak minuta para se të realizohej fluturimi i kompanisë portueze TAP drejt Lisbonës, një punëtor i aeroportit ka vërejtur se piloti nuk ka ecur si duhet dhe ka mbajtur erë alkooli. 

Ai ka njoftuar autoritetet e aeroportit, të cilat kanë vendosur që të anulojnë fluturimin. Ende nuk është bërë e ditur nëse piloti 40 vjeçar është ndaluar nga autoritetet e sigurisë.

Agjencia e lajmeve dpa ka thënë sot se të gjithë 106 pasagjerët do të mund të udhëtojnë drejt Lisbonës në ditën e hënë.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?