Autostrada Milot-Balldre

Ekonomi

Anulohet koncesioni për autostradën Milot-Balldre, Ministria: Asnjë ofertë e përshtatshme

14 Korrik, 15:01| Përditesimi: 14 Korrik, 17:06

  • Share

Pas më shumë se 6 muajsh nga hapja e tenderit 364 milionë Euro për ndërtimin e autostradës Milot-Balldre, koncesioni është anuluar zyrtarisht. Ministria e Infrastrukturës argumenton se asnjë ofertë pjesëmarrëse në garë nuk plotësonte kushtet, për këtë arsye tenderi anulohet.

Tenderi për këtë koncesion u hap në dhjetor të vitit të shkuar, vlera e të cilit ishte 364.7 milionë euro dhe kohëzgjatja 35 vite.

“Asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushin kërkesat e ftesës për procedurën konkurruese, pra nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”, njofton Ministria e Infrastrukturës.

Autostrada e re me gjatësi 17 kilometra parashikohej të mbyllej deri në vitin 2028-të, por tashmë procedura e tenderimit duhet të rihapet përsëri. Kalvari i këtij koncesioni ka nisur që në vitin 2018, kur erdhi propozimi i pakërkuar për ndërtimin e kësaj autostrade, dhe prej asaj kohe ky projekt ka mbetur vetëm në fazë tenderi.

Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.  

V.GJ /SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dolph: 14/07/2025 19:14

    Me sakte, asnje oferte nuk e ka te mjaftueshme pjesen qe do perfitojne aprovuesit e tenderit... Gjithsesi, Shkodres i duhet nje lidhje e denje, duke shmang hyrjen nga Lezha, zgjidhja me e mire do ishte nje tynel qe ta nxjerri ne Balldre

    Përgjigju
  • AltinTop: 14/07/2025 17:24

    Dsikriminimi ndaj Shkodres vazhdon ne gjendje te lire…..

    Përgjigju
  • Dori: 14/07/2025 16:33

    Kur flitet per te lidh Shkodren nuk gjendet asnje kompani

    Përgjigju
  • Beni: 14/07/2025 15:17

    Hmmm,s'dashkan me e bo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?