Foto arkiv: Presidenti Erdogan dhe Kryeministri Mitsotakis

Bota

Anulohet takimi Erdogan-Mitsotakis në OKB, mediat turke: Greqia publikoi axhendën! Shtypi grek: Veprim i qëllimshëm nga Ankaraja

24 Shtator, 20:41| Përditesimi: 24 Shtator, 20:43

  • Share

Takimi i planifikuar mes Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentit turk Erdogan, për në margjinat e OKB-së në Nju Jork, është anuluar.

Vendimi është marrë nga Ankaraja zyrtare.

Rreth 4 orë para takimit që ishte planifikuar për mbrëmjen e djeshme, Presidenti Erdogan kërkoi shtyrjen e tij. Përpjekjet për të riorganizuar takimin brenda ditës së sotme dështuan, pasi pala turke deklaroi pamundësi për ta përshtatur axhendën e Presidentit Erdogan, i cili pritet të udhëtojë mbrëmjen e sotme drejt Uashingtonit për një takim me Trump ditën e mërkurë.

Takimi është anuluar përfundimisht.

Mediat turke pretendon se shtyrja e takimit erdhi për shkak se informacioni për takimin ishte bërë publik nga pala greke, pa dijeninë e Turqisë.

Por sipas mediave greke, nuk përjashtohet mundësia që kjo shtyrje të ketë qenë një veprim i qëllimshëm nga pala turke, në kontekstin e intensifikimit të veprimeve të Greqisë në fushën e politikave detare, projekteve për parqe detare dhe iniciativave energjetike në bashkëpunim me Libinë.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?