Porti i Durrësit njoftoi të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin drejt Ankonës (Itali) pasditen e sotme se ky lundrim nuk do të realizohet për shkak të një problemi që ka pësuar trageti “AF MARINA”.
Riparimi i defektit është bërë i mundur mëngjesin e sotëm dhe për rrjedhojë nisja nga Ankona është bërë me disa orë vonesë.
“Kompania “Adria Ferries” ka vendosur që nisja e ditës së sotme Durrës- Ankona , ora 17.00, të anulohet dhe 483 pasagjerët me 146 autvetura të nisen për Bari me tragetin “AF Marina”. Kompania “Adria Ferries” ka aktivizuar procedurën për asistencë ndaj pasagjerëve sipas normatives UE 1177”, njoftoi Autoriteti Portual i Durrësit.
Porti bën me dije se pasagjerët po njoftohen për ndryshimin e udhëtimit, dhe mund të zgjedhin sipas dëshirës:
- Të udhëtojnë sot drejt Barit ora 01.00 dhe në kohën e kryerjes së check-in do t’u rimbursohet diferenca e tarifës që vjen si pasojë e ndryshimit të destinacionit
- Bileta t’i shtyhet automatikisht për një ditë tjetër
- Të marrin 100% të vlerës së biletes (nëse nuk udhëtojnë).