Kronikë

Anulohet udhëtimi i tragetit të linjes Vlorë- Brindisi, shkak moti dhe dallgët e forta (VIDEO)

3 Nëntor 2019, 11:15| Përditesimi: 3 Nëntor 2019, 12:55

  • Share

Per shkak te motit me erë dhe dallgë , është anuluar udhëtimi i tragetit të linjes Vlorë- Brindisi.

Trageti duhej të vinte në mëngjes, por ka ka pezulluar lundrimin e tij duke qëndruar në Brindisi.

Burimet bëjnë me dije se edhe per anijet e peshkimit  ka kufizime ne lundrim, pasi deti është me dallgë 6-7 balle në det të hapur dhe 5-6  ballë brenda gjirit.

Sipas parashikimit të motit dita e sotme do të jetë me shi dhe bregdeti do të përfshihet nga era të forta dhe dallgë që do të shkojnë  deri në 7 ballë.

Moti i stuhishëm mund të rrezikojë jetën e lundruesve, prandaj duhet të shmangen udhëtimet në det.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?