Këngëtarja Rita Ora

Anuloi koncertin në Hungari për shkak të problemeve shëndetësore, Rita Ora: Jam rikthyer

27 Gusht, 13:31| Përditesimi: 27 Gusht, 13:38

  • Share

Këngëtarja Rita Ora i ka siguruar fansat se është mirë dhe se i është kthyer normalitetit pas disa problemeve shëndetësore që pati, ku edhe iu desh ta anulonte koncertin në Budapest muajin e kaluar.

Sipas mediave të huaja, këngëtarja 33- vjeçare përjetoi një problem shëndetësor që çoi në anulimin e ‘Campus Fesztival’ në Debrecen, Hungari, të shtunën, më 27 korrik.

Pasi kaloi një natë nën kujdesin mjekësor, Rita tani ka treguar se ndërsa kishte një “frikë të vogël shëndetësore” tani është “rikthyer 100 për qind”.

Artistja shqiptare nuk ndau ndonjë detaj rreth problemit, por i kërkoi falje fansave përmes një postimi në Instagram. Pavarësisht pengesave, Rita ka qenë e zënë duke performuar në të gjithë Evropën gjatë gjithë verës dhe po punon për një album të ri.

Dhe duket se ka edhe më shumë emocione, pasi ajo ka ngacmuar për një turne të madh pas publikimit të albumit të saj të ardhshëm, një vazhdim i 2023-ës i mbushur me dashuri “You And I”, i ndikuar nga romanca e saj me bashkëshortin Taika Ëaititi.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • E sakt: 27/08/2024 17:51

    Kujdes kur te kapesh flamurin ne publik se do na thuash prap se e ngatrrove.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?