'Anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të bëhet brenda vitit 2030', kështu ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Socialistëve Europianë, Giacomo Filibeck.
Kjo deklaratë e tij ka ardhur gjatë një takimi që ka pasur me ministrin Taulant Balla, i cili ndër të tjera tha se anëtarësimi i vendit në BE mund të ndodh vetëm me kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë.
“Ne besojmë se fushata zgjedhore që po zhvillohet aktualisht në vendin tuaj për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë më 11 maj nuk është thjesht një fushatë shqiptare, por është një fushatë zgjedhore evropiane.
Ajo ka të bëjë me një zgjedhje: rruga drejt së ardhmes evropiane për qytetarët tuaj, të cilën ne e mbështesim fuqimisht si Partia e Socialistëve Evropianë, apo rruga që ju kthen pas në të shkuarën. Zgjedhja është e qartë”, tha ai.
Komente
