Aparatura të reja për spitalet publike, Rama e ministrja e Shëndetësisë inspekojnë investimet te ‘Shefqet Ndroqi’, shtohen skanera të rinj

8 Korrik 2022, 14:55| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 16:02

  • Share

4.2 milionë euro janë hedhur së fundimi nga shteti për pajisje mjekësore e aparatura në spitalet publike. Bëhet fjalë për katër skanera, 18 grafi,  4 ECHO dhe një angiograf.  Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektuan investimin e bërë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ nga ku u veçua se do të ulet koha e pritjes për kryerjen e një skaneri dhe cilësia e diagnostikimit.

“Me një fond 4.2 milionë euro jemi duke investuar vetëm për imazherinë e spitaleve tona. Ashtu sikurse ne kemi projektuar edhe në strategjinë tonë për të menaxhuar edhe pasojat e Covid19, kemi mundësuar që spitalit “Shefqet Ndroqi” t’i shtohet një skaner i ri, pra bëhen me dy skanera në këtë spital. Do të shtojmë një skaner në spitalin e Traumës, duke investuar në një teknologji kompet të re dual-energji për skanerat. Gjithashtu në spitalin e Korçës do të kemi rinovim dhe në spitalin Pediatrik në Tiranë. Ndërkohë që QSUT investojmë dhe një angiograf të ri. Dhe janë 18 grafi që do të shpërndahen në gjithë spitalet falë investimit në flotën e re të aparaturave. E para ne kemi mundësi tashmë që të kemi një llojshmëri të madhe të evidentimit për diagnoza të ndryshme. Ndjekja e pacientit bëhet më mirë. Që nga fakti që ky si skaner në 60 minuta mundet që të realizojë ekzaminime për 20 pacientë. Pra në tre minuta mund të bëhet një skaner. Nga ana tjetër duke pasur këtë teknologji të re, ne mundemi që të ulim listat e pritjes që tashmë për skanerat bëhen 24-48 orë në gjithë Shqipërinë”, tha Manastirliu.

Dy skanerët që punojnë paralelisht në spitalin Shefqet Ndroqi, ulin në maksimum kohën e pritjes së pacientëve. Ndërkohë që pajisja e re e imazherisë, falë “softëare” të fundit ofron mundësinë e evidentimit diagnozave të ndryshme të cilat më parë ishin të pamundura për tu evidentuar.

“Kemi mundësinë që të kemi një llojshmëri të madhe të evidentimit të diagnozave të ndryshme. Që nga fakti që ky si skaner, në 60 minuta mund të realizojmë ekzaminime të 20 pacientëve. Pra, me rotacionin që ai ka, kemi mundësi që në 3 minuta të bëjmë një skaner. Nga ana tjetër, me këtë teknologji të re, mundemi që listat e pritjes për skanerët t’i bëjmë 24 orë. Për QSUT për arsye të teknologjisë, me këtë pajisje të re, tashmë lista e pritjes bëhet 24-48 orë ndërkohë që më përpara ka qenë 4 muaj”, - theksoi ministrja Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama foli për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve që ka hyrë në fuqi nga 1 korriku. Ai tha se pagat janë rritur me 6%, rritje nga e cila përfitojnë rreth 19 mijë mjekë.

Mjekët e këtij spitali shprehen të kënaqur me investimet në aparatura të cilat tashmë u japin mundësi të kryejnë diagnostikime më të detajuara e në kohë më të shpejtë. Ndërkohë vijon modernizimi i infrastrukturës së shërbimit shëndetësor në të gjitha nivelet, duke nisur nga qendrat Ne kujdesit parësor, deri tek spitalet universitare, me synim rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimit shëndetësor për qytetarët.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 08/07/2022 19:41

    Qeveria gjithmone i kushton vemendjen e duhur fushes te shendetesise me gjithe investimet e bera

    Përgjigju
  • Alma: 08/07/2022 19:39

    Spitalet po ofrojne kushtet optimale per sherbimin kundrejt qytetareve

    Përgjigju
  • Miri: 08/07/2022 19:14

    Nje spital me te gjitha kushtet e duhura dhe sherbimi i shkelqyer nga punonjesit e saj.

    Përgjigju
  • Jonis: 08/07/2022 19:14

    Me vjen mire qe qeveria ka nje vemendje te rendesishme ndaj shendetesise. Dita dites po behen investimet e duhura per te rritur nivelin e saj.

    Përgjigju
  • Olti: 08/07/2022 18:00

    Me vjen mire qe po ndertohen spitale me kushte dinjitoze

    Përgjigju
  • Berti: 08/07/2022 17:59

    I keni bere spitalet me ambjente te duhura qe pacientet te marrin mjekimin e duhur

    Përgjigju
  • Mandi: 08/07/2022 17:22

    Po i beni spitalet te niveleve europiane fale punes tuaj njerezit po marrin nje sherbim shume here me cilesor

    Përgjigju
  • Anila: 08/07/2022 17:21

    Sa shume ka perparuar shendetesia ne keto vite bravo zoti rama dhe zonja manastirliu

    Përgjigju
  • Lei: 08/07/2022 17:20

    Investime te duhura ne mjekesi,bravo per punen e bere

    Përgjigju
  • Dei: 08/07/2022 17:19

    Cdo dite e me shume super investime ne cdo sektor

    Përgjigju
  • rela: 08/07/2022 17:17

    shendetesia po merr investime dhe sherbime te reja ne tew miren e gjithssecilit nga ne !

    Përgjigju
  • Ana: 08/07/2022 17:10

    Me vjen more qe investoni cdo dite ne permiresimin e kushteve te spitaleve duke i pajisur me aparatura te reja moderne qe do te ndihmojne ne diagnostikimin e semundjeve

    Përgjigju
  • Rea: 08/07/2022 17:02

    Cdo dite po behen ndryshime dhe investime drastike ne mjekesi.Po pajisen te gjitha ambientet me aparaturat e nevojshme.

    Përgjigju
  • Rei: 08/07/2022 17:01

    Ja kjo qeveri po ben dicka per kete vend jo si qeveria e berishes palaco qe vetem per veten ka punuar e na ka vjedhur

    Përgjigju
  • Elona: 08/07/2022 16:54

    Vitet e fundit fale punes tuaj te mrekullueshme te Z.Rama kjo gje ka ndryshuar plotesisht pasi kushtet jane shume here me te mira, aparaturat jane te teknologjise se larte dhe sherbimi eshte cilesor.????????

    Përgjigju
  • Bora: 08/07/2022 16:53

    Investimet ne mjekesi kan qen me te vertet te nevojshme. Keni bere nje pune shume te mire me aparaturat e reja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?