Ekonomi

Apartamentet të ‘paprekshme’, çmimet rriten edhe më shumë. Të huajt blenë 1.6 miliardë euro prona në Shqipëri gjatë 10 viteve

9 Gusht, 14:44| Përditesimi: 9 Gusht, 14:57

  • Share

Nga përtej oqeanit, tek vendet skandinave e deri nga Italia fqinje. 25% e pronave të shitura në 5 vitet e fundit u blenë nga shtetas të huaj.

“Në Shqipëri, pjesa më e madhe që blejnë janë shqiptarët, por edhe të huajt që zënë një vend shumë të rëndësishëm. Të huajt blejnë, sepse për ata është akoma një treg shumë konkurrues. Blejnë polakët, ukrainasit, belgët, vendet nordike”, thotë Ervin Demirxhiu, ekspert i tregut të pasurive të paluajtshme.

Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se brenda 1 dekade të huajt kanë blerë 1.6 miliardë euro prona.

Ekspertët e tregut pohojnë se Tirana preferohet për investim, ndërsa bregdeti për të jetuar.

“Ka dy kategori që blejnë. Blejnë për të investuar kryesisht në qendër të Tiranës, por blejnë mosha e tretë për të jetuar vetë dhe preferojnë bregdetin”, tha Demirxhiu.

Blerja e apartamenteve nga të huajt është edhe një nga faktorët kryesorë që po shtrenjton çmimet e pronave në vend, pasi ata blejnë pa negociuar.

“Çmimet vazhdojnë me po të njëjtat trende që kanë pasur. Nëse do të na pyesje vjet në këtë periudhë, mendonim se 2025-a do të kishte një tkurrje me çmimet, por jemi në të njëjtin trend rritës”, thotë eksperti.

Edhe pse Tirana është e ‘pakapshme’ me çmime nga 1000 euro/m² periferia e deri në 5000 euro/ m² qendra, shtrenjtimi nuk pritet të ndalet këtu.

Vlerat e reja të referencës për gjithë Shqipërinë do të pasohen nga një tjetër valë çmimesh stratosferike.

“Mendoj se do të ndikojnë në rritjen e mëtejshme të çmimeve, pasi çdo taksë që i shtohet shitësit do të jetë një barrë për blerësin dhe do të reflektohet në çmim”, tha ai.

Çmimi për metër katror që do të përdoret si referencë, në Kavajë do të rritet mesatarisht 52%, në Durrës me 61%, Sarandë 86%, Vlorë me 88% dhe në Himarë rritja mesatare do të jetë 111%. 

Këto çmime e zbehin edhe më shumë mundësinë e blerjes së një banese, përmes kursimeve apo një kredie bankare.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Yyyttt: 10/08/2025 09:40

    Shtet qe gezohet qe te huajt blejne prona duke u bere thuajse te pamundur vendasve, ky joni eshte. Ne Spanje te huajve qe blejne shtepi u vune takse 100%...

    Përgjigju
  • five company: 10/08/2025 04:01

    Per kete teme, komenti im per te huajt ne Shqiperi dhe qe deshirojne ose kane blere ( sipas tyre), apartamente dhe prona, une do pershkruaja rrugen qe ndoqi Magelani deri ne...??! Tek " Kepi i shpreses se mire", une do i referohesha satires se mrekullueshme te Gjekmarkaj. Sa here qe me bie rasti ose kur autori boton nje publicistike, e para gje qe te bie ne sy eshte; stili unik, i vecante i gjuhes dhe frazave te perdorura. Kur them unik, ne specien e vet, do te thote qe pershtypja eshte shume e vecante, stil asnjehere i mbingarkuar, satire me nje ironi dhe humor elegant, por njekohesisht shume therres per personazhet e tij, nese do me lejohej te shprehesha, me ofendues ( ne padukshmeri) sesa ofendimet banale apo komentet e zakonshme qe gjejme ne media dhe TV. Gjuha e perdorur trgon nje njohuri ekuilibruese dhe ekspansion te fjaleve me taban kombetar, gje qe me ben, sa here lexoj nje artikull te Gjekmarkaj, nuk e fsheh, me duhet te shfletoj fjalorin Shqip-Shqip per dialektiken e pasur dhe shume domethenese. E perseris, publicistika e Agron Gjekmarkaj eshte unike ne llojin e tij. Post Scriptum: Po te huajt qe kane vendosur te blejne prona ne Shqiperi do ta kuptonin valle " stilistiken e shkelqyer" te Gjekmarkaj??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do 'ripushtohen' sërish?