Kronikë

Apartamenti në flakë në Fushë-Krujë, fqinjët hapin derën me forcë dhe shpëtojnë të moshuarit në gjumë (VIDEO)

30 Dhjetor 2019, 07:42| Përditesimi: 30 Dhjetor 2019, 13:54

  • Share

Një apartament është përfshirë nga flakët në Fushë Krujë, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima, pasi çifti i të moshuarve është shpëtuar nga fqinjët. Zjarri përfshiu hyrjen në katin e dytë të pallatit në lagjen "Punëtori" në orët e para të mëngjesit.

Banorët e lagjes në momentin që kanë parë flakë e tym që dilte nga apartamenti kanë ndërhyrë duke hapur derën me forcë, pasi çifti i të moshuarve Bilbil dhe Vojsava Hoxha ishin në gjumë dhe nuk e kishin ndjerë zjarrin. Ndërhyrja në kohë e fqinjëve që zgjoi të moshuarit duke i nxjerrë nga banesa i shpëtoi nga asfiksimi.

Më pas ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikëses, por edhe me ndihmën e banorëve bënë të mundur shuarjen e flakëve. Paraprakisht shkak për rënien e zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike nga një kabull.
1577688424_ZJARR.jpg
1577688445_Screenshot1.jpg

Apartamenti qe u perfshi nga flaket ne Fushe Kruje dhe zjarrfikesja

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?