Pezullohen nga detyra dy 2 prokurorë të SPAK, Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu. Report Tv siguron vendimin e apelit administrativ. Gjykata ka pranuar ankimin e prokurores Sonila Muhametaj, e cila ishte në garë me 2 të zgjedhurit nga KLP për në SPAK.
Shpallet i pavlefshëm vendimi për renditjen e 3 garuesve dhe emërimi dy prokurorëve. Gjykata ka nënvizuar se vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është i padrejtë. SPAK tashmë është më 2 anëtarë më pak, pra 15 nga 17 kishte.
Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë, ndërsa vendosi pavlefshmëri absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK. Vendimi në Gjykatën Administrative të Apelit është marrë 2-1, ndërsa interesant është fakti se relatorja e çështjes ka votuar kundër, Altina Nasufi ka votuar kundër. Vendimi është marrë me miratimin e gjyqtarëve Rilinda Selimi dhe Blerona Hasa. Rilinda Selimi është bashkëshorte e gjyqtarit Shkëzen Selimit, cili është në hetim nga SPAK, dhe që i janë sekuestruar pasuritë.
Në një reagim për Report Tv, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është shprehur se do ta ankimojë vendimin e Administratives së Apelit, që pezulloi zgjedhjen e 2 prokurorëve të SPAK. KLP thotë se do të kërkojë nga ana e Gjykatës së Lartë pezullimin e zbatimit të vendimit.
“Jo ne na duket i kundërligjshëm ai vendim dhe po përgatisim rekurs pranë Gjykatës së Lartë si dhe do kërkojmë nga Gjykata pezullim ekzekutim vendimi. Nuk mundet gjykata të zëvendësojë këshillin kur është diskrecioni i secilit anëtar se sa pikë i jep një kandidati”, thuhet në raeagimin e KLP për Report Tv.
Prokurorja Muhametaj kërkoi shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas saj pikëzimi është dhënë pa meritë. Lidhur me procedurën e emërimit janë shkelur procedura dhe vendimmarrjet e marra e KLP-së janë dhënë në konflikt interesi. Gjithashtu ka pasur shkelje kushtetuese, në emërimin dhe mos marrjen e pikëve të plota. Kërkoj rihapje të garës dhe një vendimmarrje nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në seancën e kaluar. Ndërsa pala paditëse në këtë rast Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare përpara gjykatës u shpreh se nuk ka pasur konflikt interesi, pasi dy anëtarët e KLP ishin pjesë e këshillit dhe jo të komisionit. Gjithashtu monitorimi është bërë edhe nga ndërkombëtarët.
Përfaqësuesit e KLP kërkuan pushimin e çështjes dhe nëse nuk ndodh kjo atëherë si kërkesë tjetër depozituan rrëzimin e padisë së prokurores, për rrëzimin e vendimit të KLP-së. Pas dëgjimit të palëve gjykata u tërhoq për vendim.
Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit
Pjesë nga vendimi i KLP për pikëzimin
Vendimi i KLP për pikëzimin
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do ta ankimojë vendimin e Administratives së Apelit, që pezulloi zgjedhjen e 2 prokurorëve të SPAK. KLP thotë se do të kërkojë nga ana e Gjykatës së Lartë pezullimin e zbatimit të vendimit.
“Jo ne na duket i kundërligjshëm ai vendim dhe po përgatisim rekurs pranë Gjykatës së Lartë si dhe do kërkojmë nga Gjykata pezullim ekzekutim vendimi. Nuk mundet gjykata të zëvendësojë këshillin kur është diskrecioni i secilit anëtar se sa pikë i jep një kandidati”, thuhet në raeagimin e KLP për Report Tv.