Kronikë

Apeli heq pezullimin e Ken Dhimës
ILDKP e akuzoi për fshehje pasurie

28 Maj 2014, 17:01| Përditesimi:

  • Share
DURRES - Gjykata e Apelit të Durrësit ka hequr masën e pezullimit të gjyqtarit Ken Dhima, i akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë. Vendimi i Apelit të Durrësit për heqjen e pezullimit të Ken Dhimës, erdhi pas vendmit të këtij të fundit për atë apeluar vendimin e Gjytatës së Shkallës së Parë për pezullim të tij nga detyra.

Gjyqtari Ken Dhima ushtron detyrën e tij në Gjykatën e Vlkorës, ndërsa ishte kallëzuar nga ILDKP me akuzën e fshehjes së pasurisë.

Ndërkohë Gjykata ende nuk ka shqyrtuar apelin e prokurorisë për bashkëshorten e Dhimës, Klorinda Çela, e akuzuar nga ILDKP edhe kjo për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Bashkëshortët Ken Dhima dhe Klorinda Çela me detyrë gjyqtarë në Vlorë, u kallëzuan nga ILDKP për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?