Zona historike e zbuluar gjatë gërmimeve te 'Veliera'

Kronikë
Top 24

Gjykata Administrative e Apelit shtyn vendimin, fati i 'Velierës' vendoset në 24 shtator

14 Shtator 2018, 16:33| Përditesimi: 14 Shtator 2018, 16:50

  • Share

TIRANE - Gjykata Administrative e Apelit ka shtyrë vendimin për "Velierën". Gjatë seancës që u zhvillua këtë të premte në Tiranë, trupa vendosi të shtyjë për në datën 24 shtator vendimin.

Fati i "Velierës" së Durrësit pritet të vendoset pas 10 ditësh. Pezullimi i punimeve në projektin "Veliera" është bërë që në muajin shkurt të vitit 2017. Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 4 milionë dollarë.

Shoqëria Civile kërkon ndërprerjen e punimeve me pretendimin se preket zona historike e Durrësit, ndërsa nga ana tjetër Bashkia insiston për vijimin e punimeve për t'i dhënë qytetit bregdetar një fytyrë europiane duke mbrojtur edhe veprat historike dhe kulturore. 
 

Komento

Komente

  • redi: 14/09/2018 20:41

    Valiera duhet te filloj sa me shpejt ndertimi, sipas projektit te ri ,ku ruhen zbulimet arkeologjike , per ti dhene Durresit nje pamje dinjitoze ,si qytet turistik nga me te medhenjt ne Shqiperi . Sot ai vend eshte nje germadh qe pengon qytetaret ne levizjen e tyre plus dhe ndotja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?