Politikë

Apeli i dha vulën Berishës, Alibeaj: Vendimin e zbatojmë pikë për pikë! Çollaku: Mbetem deputet i PD

11 Qershor 2024, 17:14| Përditesimi: 11 Qershor 2024, 20:48

  • Share

Enkelejd Alibeaj thotë se do ta zbatojnë vendimin e Apelit për Vulën e PD-së pikë për pikë. I pyetur nga gazetarët para se të futej në mbledhjen me Bashën, Alibeaj nuk komentoi gjatë.

Ndërkohë, edhe deputeti Kreshnik Çollaku, tha se do respektojnë vendimin e Apelit. Ai tha se është deputeti i PD dhe do mbetet deputet i PD/.

“Do e zbatoni vendimin e Apelit? Alibeaj: Pikë për pikë.

Kreshnik Çollaku: I qëndroj atyre që kam deklaruar. Ka një vendim të gjykatës që kemi detyrimin ta respektojmë. Do komunikojmë më tej. Jam deputeti i PD dhe do mbetem deputet i PD. Vendimi është marrë, e respektojmë.


Lajmi kryesor:

Apeli e la pa vulë, Lulzim Basha mbledh strukturat: Vendimi i padrejtë, po shqyrtohet rekursi! Vazhdojmë betejën, me njerëzit s'më lidh karrigia


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?