Apeli i familjarëve në 'Pa Gjurmë', kthehet në atdhe trupi i pajetë i Levzat Buziut (VIDEO)

18 Shkurt 2020, 18:26| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 18:37

  • Share

Pas apelit të motrës në “Pa Gjurmë” kthehet në atdhe trupi i pajetë i Levzat Buziut, i humbur që prej dhjetorit të vitit 2019. 53-vjeçari Buziu kishte kryer vetëvrasje, në Malin e Zi në fillim të janarit të këtij viti. Autoritetet malazeze treguan se Buziu u gjet poshtë një ure, i pa jetë.

Historia e 53-vjeçarit u bë publike nga e motra tetraplegjike Zylfie Buziu në emisionin “Pa Gjurmë" në Report Tv. Zylfie Buziu pas lajmit të marrë nga Interpol Tirana për vdekjen e të vëllait, kërkoi ndihmë në “Pa Gjurmë”, për kthimin e trupit në atdhe. Falë bashkëpunimit me Ministrinë e Jashtme dhe ambasadës shqiptare në Malin Zi, të shtunën e kaluar, u bë i mundur kthimi i trupit në vendlindjen e tij, në qytetin e Elbasanit, ku u përcoll në banesës së fundit.

Trupi u prit nga vetë e motra, e cila me lot në sy hodhi dy grusht dhe mbi varrin e  Levzat Buziut ndërsa nipi i 53-vjecarit me lot në sy falenderoi për gatishmërinë që treguan të gjithë, për t’ju përgjigjur në kohë apelit për kthimin e trupit në atdhe.

Levzat Buziu në vitin 2019 ishte nisur për të disatën herë drejt Malit të Zi, në kërkim të një pune, për shkak të kushteve të vështira të jetesës në Shqipëri.

Levzat Buziu

 

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?