Apeli i familjes nga Fushë-Kruja, pa punë e me 5 fëmijë të mitur! Nëna: Në darkë gënjej fëmijët, deri sa t'i zërë gjumi se s'kam t'i ushqej (VIDEO)

30 Dhjetor 2020, 14:28| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 16:13

  • Share

FUSHË KRUJË- Me raftet bosh, nëna gënjen fëmijët çdo darkë deri sa t'i zërë gjumi para tavolinës së bukës. Apeli për ndihmë vjen nga familja Jaku në Fushë Krujë për 5 fëmijët e mitur. Në një shtëpi me qira dhe prindër të papunë, skamja e kësaj familje rrëqeth në thirrjen për ndihmë, këtë fundvit për bukën e gojës.

"Nuk ka ç’a u jap fëmijëve për të ngrënë në darkë, i gënjej ndonjëherë do ju bëj mami për të ngrënë, deri sa i zë gjumi pa ngrënë dhe pa pirë”, tha nëna

Pesë fëmijë të moshës nga 1 deri në 11 vjeç jetojnë në varfëri ekstreme në lagjen e ish-SMT në Fushë-Krujë. Babai i tyre, Vatjan Jaku thotë se nuk ka mundur të gjejë një punë me kohë të plotë, ndërsa siguron pak të ardhura nga puna me ditë, në të zeze.

“Kërkonin fëmijët me marr mandarina e portokalle, u thashë s’kemi mundësi. Zoti mendoftë për mua se unë kam hyrë në gjynah me këta, se unë i kam nxjerrë në dritë këta dhe nuk po i mbaj dot ashtu siç duhet. Unë punoj vetëm në të zezë me ditë. Bashkëshortja rri në shtëpi mban kalamajtë se nuk ka punë është shumë vështirë”, shprehet babai i pesë fëmijëve.

Katër prej fëmijëve të familjes Jaku janë në shkollë, por prindërit e kanë të pamundur t'u sigurojnë atyre ushqim, veshje apo libra.

“Kërkojnë për të shkuar në shkollë dhe unë nuk kam se çfarë t’ju vesh. Viti i Ri vetëm të na gjej shëndosh se s’kemi asgjë. Nuk u kem i blerë as sivjet, nuk e kanë festuar as sivjet Vitin e ri fëmijët e mi”, shprehet mamaja e e fëmijëve.

Kjo familje trajtohet nga Bashkia e Krujës me asistence sociale, por nuk mjafton as për thesin e miellit.

“E kam 150 mijë lekë të vjetra qiranë dhe kam ngelur tani me gjysmë thesi mielli kam në shtëpi. Marrim një asistencë 75 mijë lekë të vjetra, që nuk del as për thesin e miellit", shprehet babai

Ndërsa jetojnë mes borxheve të shumta, përmes Report Tv çifti Jaku apelon për ndihmë.

"Kam borxhe plot në dyqane, rrezik të më marrin peng. Kam 2 milion lekë kredi vetëm me i vesh edhe me ushqyer fëmijët”, tha babai.

"Kërkoj ndihmë për fëmijët sa me i vesh dhe për t’i çuar në shkollë dhe për t’ju dhëne për të ngrënë", tha nëna.

Për këdo që do t’i vijë në ndihmë familje, është i lutur të telefonojë në numrin e telefonit 0684374791 (Vatjan Jaku)

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kllufi: 30/12/2020 20:58

    Edhe un qe jam me rrog stabel si maj dot 5 femij me buk e veshje.menohu nji her kir e derdh o gjytrym se vetem ne kohen e enverit rriteshin nga 5 femij.

    Përgjigju
  • Tiku: 30/12/2020 16:35

    Ti ndihmojme kush ka mundesi se gjynah ke zoti ata femije

    Përgjigju
  • Meshira: 30/12/2020 16:22

    Edhe ne kete kohe, sa do e veshtire, nuk arrin te nxjerresh nuken e femijes?! Ma mire “ik”,,, se nga fukarai qe te kalon poshte shtepise deri tek shteti i fundit , do ti ndihmoje kalamajt, vec Ti nuk duhet te besh me hije ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?