TIRANË- 12 ditë nuk kanë qenë aspak të lehta për drejtoreshën e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita e cila po luftonte me COVID-in, së bashku me bashkëshortin e saj. "Jam mirë" është kujdesur që të theksojë në intervistën e Report Tv për të qetësuar të gjithë që e njohin, por edhe një mesazh shumë të fortë për qytetarët që të mos panikosen dhe të mendojnë se nëse infektohet nga COVID-i "u erdhi vdekja". Ajo ka një apel shumë të fortë për të gjithë!
"Jam mirë, besoj se kam kaluar. Jemi të gjithë mirë dhe ai është shumë mirë, besoj që i ka kaluar më të keqen. Marr përsipër të komunikoj që t'u them se jam mirëdhe ata që me shumë shqetësim ndjekin ecurinë e COVID, mos neglizhoni asnjë shenjë, një kollë, një këputje, menjëherë njoftoni mjekun. Nuk është për të pasur panik. Sëmuresh me COVID dhe të gjithë mendojnë tani "kur do vdesin". Nuk është kështu, bashkëshorti është me diabet me sëmundje shoqëruese, por nuk pati problem. Falenderoj doktoreshë Dianën, Blertë spitalin "Shefqet Ndroqi", dhe Pëllumb Piperon që më ka mbajtur lart me humorin. Spitali i bëri mirë tim shoqi, mos kini frikë të shkoni në spital, spitali iu shëron", tha Kita në intervistën për Report Tv.
Edhe pse nga shtëpia e karantinuar, ajo ka ndjekur organizimin e festivalit të komedisë "Koko Fest", me qëllimin e vetëm që "arti të mos vdesë nga COVID-i". Ky festival, sqaron Kita, është bërë në respekt të të gjitha masave për parandalimin e përhapjes së COVID, ku ruhet distanca, mbahet maskë, u matet temperatura spekatotrëve. Megjithatë ajo shprehet se ka mbetur e zhgënjyer pasi për këtë festivali nuk ka pasur fare mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
"Ne nuk e kemi ndaluar për asnjë moment aktivitetin kulturor, jemi përpjekur të punojmë në kushte që të marrim masa për parandalimin e COVID, kemi bërë shfaqje me maska dhe distancë. Kam 12 ditë që nuk jam se jam sëmurë, por e realizuam "Koko Fest", ka shumë publik, të qeshura, publiku ka maska, u masim temperaturën, kemi emra shumë të mirë si juri. Për të mos vdekur jetën artistike, ne jemi në këmbë ta realizojmë. E kam vijuar punën nga shtëpia. "Koko festin" Bashkia e qytetin e mbështeti, e kishim në vitin e 70 vjetorin e Teatrit, na mbështeti dhe nga ana njerëzore dhe financiare. Ministria e Kulturës nuk më mbështeti fare, u kam thënë se është një aktivitet që nuk duhet të ndalohet. Nuk më braktisën bizneset e Korçës”, përfundoi Kita në intervistën për Report Tv.