Momenti i përplasjes në ndeshjen Tërbuni - Turbina

Apeli i FSHF-së 'shkrin' Tërbunin, shansi i fundit i pukjanëve mbetet CAS-i i Lozanës

3 Maj 2023, 16:11| Përditesimi: 3 Maj 2023, 16:13

  • Share

Komisioni i Apelit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka lënë në fuqi vendimin e Disiplinës dhe Etikës, sa i takon çështjes "Tërbuni". Pas sherrit me arbitrat në ndeshjen kundër Turbinës në Kategrinë e Parë, Disiplina pezulloi pukjanët nga ky aktivitet dhe i dërgoi në Kategorinë e Dytë.

Vendimi i datës 5 prill 2022 u ankimua në Apel nga Tërbuni, me këta të fundit që në vendimin e sotëm kanë lënë në fuqi Disiplinën, teksa e vetmja shpresë për të rrëzuar një vendim të tillë është që Tërbuni të ndjekë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës.

"Komisioni i Apelit të Disiplinës, pasi mori në shqyrtim kërkesat e FK Tërbuni,

Vëren se:

Me vendimin nr.31, datë 05.04.2023 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë ndaj FK Tërbuni masat disiplinore si më poshtë vijon:

FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët.

Më datë 18.04.2023 Nr.782/1 prot. FK Tërbuni, ka paraqitur ankim me objekt:

Kundërshtimin i Vendimit Nr.31 Datë 05.04.2023 të KDS lidhur me sanksionet e vendosura ndaj FK Tërbuni.

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 76 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive,

VENDOSI:

  1. Lënien në fuqi të Vendimit Nr. 31, pika 1, datë 05.04.2023 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.
  2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

", njofton Apeli i Disiplinës.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?