Apeli i GJKKO konfiskon përfundimisht pasuritë e të fortit të Beratit, kalojnë në pronësi të shtetit 3 apartamente, 2 ndërtesa dhe 3 sipërfaqe truall

6 Mars 2023, 11:47| Përditesimi: 7 Mars 2023, 11:29

  • Share

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur konfiskimin përfundimtar të pasurive të Edison Çobo një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Apeli i GJKKO i ka konfiskuar përfundimisht Çobos, i cili njihet ndryshe edhe si i forti i Beratit, 8 pasuri, 3 apartamente dhe 5 sipërfaqe toke.

Pasuritë e konfiskuar:

Apartament me sipërfaqe 78.50 m², në bashkëpronësi të M.Ç. dhe F.Ç..

Apartament me sipërfaqe 67.30 m², në pronësi të M.Ç.

Apartament me sipërfaqe 105.56 m², në pronësi të M.Ç.

Truall me sipërfaqe 300,8 m² nga kjo sipërfaqe ndërtimi 127,4 m², në pronësi të shtetasit R.Ç.

Ndërtesë me sipërfaqe 16.00 m², në pronësi të shtetasit R.Ç.

Ndërtesë, me sipërfaqe 44.50 m², në pronësi të shtetasit R.Ç.

Truall 2158 m², në pronësi të shtetasit R.Ç.

Truall me sipërfaqe 190 m², në pronësi të R.Ç.

Edison Çobo është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë subjekt i OLF-së dhe ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge. Në 2013 ka qenë akuzuar për grabitjen e një biznesmeni, ndërsa në 2018 është arrestuar me një urdhër gjykate të 2017 për trafik droge në bashkëpunim. Edison Çobo është vëllai i ish-Presidentit të Tomorit të Beratit Ardian Çobo, që u vra në vitin 2000 në Tiranë në një lokal pas stadiumit 'Selman Stërmasi'.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?