Arben Ahmetaj

Kronikë

Vila e ish-gruas së Ahmetajt në Palasë lihet në sekuestro, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën

7 Mars, 13:11| Përditesimi: 7 Mars, 13:39

  • Share

TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në sekuestro një vilë në Palasë që dyshohet se është pasuri e fshehur e ish-gruas së zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili është në arrati.

Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Saida Dollani rrëzoi kërkesën e Elda Dinaj, shoqe e Albina Manckës, kjo e fundit ish-bashkëshorte e Arben Ahmetaj, emri i të cilit në 17 mars 2023 u regjistrua si person nën hetim për korrupsion i funksionarëve, fshehje pasurie dhe pasqyrim parash.

Njoftimi i Apelit të GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare znj. Saida Dollani, sot më 07.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 63, datë 27.02.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 189, datë 07.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar - disponuar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesja E.D., ndaj vendimit nr. 449 akti, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen/ndryshimin e masës së sigurimit pasuror, dhe vendosi: - Miratimin e vendimit nr. 449, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Lajm në përditësim...

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?