Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do të rikthehet në burg. Apeli konfirmoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg të dhënë nga GJKKO dhe sipas përllogaritjeve, Dako, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” do t’i duhet të kryejë vetëm 10 ditë burg, pasi pjesën tjetër të dënimit e ka kryer në paraburgim.
Dako u arrestua në 6 qershor 2023. Ai u lirua në shkurt të vitit 2024 pasi i kaloi afati i paraburgimit dhe prej asaj kohe ka qëndruar në arrest shtëpie. Më 25 nëntor të 2024, GJKKO vendosi që ta dënonte me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre në dy raste.
Vendimi i kësaj të marte, imarrë nga treshja e Apelit, Engert Pëllumbi, Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi, konfirmoi gjithashtu dënimin edhe për tre të pandehurit e tjerë, Fatmir Ejupi, Fiqiri Farruku dhe Adrian Bulku, me nga 2 vite burgim me gjykim të shkurtuar, dënime të pezulluara me shërbim prove nga GJKKO.
Ndërkohë, gjatë pasdites, mësohet se Vangjush Dako u shtrua në Spitalin e Durrësit pasi pësoi aritmi. Aty shkuan edhe efektivët e Policisë së Durrësit, ku e gjetën Dakon duke marrë mjekim dhe bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Apelit të GJKKO, duke i komunikuar arrestimin.
Vangjush Dako u dënua për shpërdorim detyre në 2 raste, në kohën që ushtronte postin e kryetarit të bashkisë së Durrësit. Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati 12 vite më parë në Durrës, që u shemb nga tërmeti i vitit 2019. Leja e ndërtimit të pallatit u zbardh, tre vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe kishin hyrë banorët, duke legalizuar 4 kate pa leje. Po kështu dhe vetë ndërtimi nuk ishte bërë sipas projektit të miratuar nga Bashkia Durrës.
Ndërsa rasti tjetër i shpërdorimit të detyrës nga Dako lidhet me abuzimin me tenderin për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, të zbuluar nga KLSH, që I shkaktoi buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Vangjush Dakos i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë pesëvjecare.
Vendimi i Apelit të GJKKO
Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është arrestuar nga Policia e Durrësit në zbatim të vendimit të Apelit të GJKKO, që e riktheu në burg me vendimin e ditës së sotme.
Sipas burimeve të Report Tv, Dako përfundoi në spital pasi u mësua vendimi që ai duhet të rikthehet në qeli, pasi i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 ditë dënim.
Sipas të dhënave, Dako ka pësuar aritmi dhe mori ndihmë në spital. Aty shkoi edhe Policia e Durrësit, duke bërë të mundur ekzekutimin e vendimit të Apelit të GJKKO.
Vangjush Dako pritet t'i dorëzohet Drejtorisë së Burgjeve ditën e nesërme për ta rikthyer në qeli.
Komente

I plasi raku Gjushit per 10 dite. Me miliardat qe ka bo, se rru fare. Do shkoj per pushime 10 dite
Përgjigjuky horr..dako duhet varur per krimet mjedisore dhe urbanistike ne durres....
PërgjigjuSkemë tipike mafioze. I kanë mbetur dhe 10 ditë, pëson gjoja aritmi dhe policia e gjeti në spital dhe i komunikon vendimin, nderkohë që Don Gjushi është me maskë oksigjeni dhe bombul me vete. Tamam si Italia e viteve 80 jemi bërë. Dhe Gjykatat tona të rrepta e goditën rëndë mafian shqiptare.
PërgjigjuGjykata të forta,10 ditë burg kishte borgj Gjushi, s'mund t'a konvertimin.Gjykatat në vend të drejtësisë japin ...!
PërgjigjuVendim qesharak
Përgjigju