Kronikë

Apeli i GJKKO lë në qeli Bujar Shegën, ‘trurin financiar’ të grupit të Suel Çelës

8 Maj, 15:13| Përditesimi: 8 Maj, 16:31

  • Share

Apeli i GJKKO la të pa ndryshuar masën e arrestit në burg për Bujar Shegën, arrestuar si pjesë e organizatës kriminale që drejtohej nga Suel Çela.

52-vjeçari, u ekstradua nga Itali në Shqipëri në prill të këtij viti, i konsideruar si truri financiar i organizates se Suel Çelës në Elbasan.

52-vjeçari me dy emra, i njohur dhe si Marsel Shega  është administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, përmes të cilave dyshohet se pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë të organizatës së Suel Çelës dhe gjithashtu të një grupi me bazë në Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?