Apeli i GJKKO nuk ka pranuar provat e reja për Adriatik Llallën. Avokati i tij mbrojtës Sokol Hazizaj paraqiti provat e reja, por gjykata nuk pranoi as marrjen si provë raportin mjekoligjor të Llallës i cili ndodhet në spital me një sëmundje të rëndë dhe as provën e shërbimeve spitalore në SHBA për kurimin e djalit të tij, që janë paguar nga një shtetas amerikan. Pas dëgjimit të palëve, trupi gjykues është tërhequr dhe ka vendosur që vendimin final do e japë më 22 shtator në orën 14:00
Lajmi kryesor: