Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e 21.05.2019 të ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda mbi grupin e Lazaratit të dënuar në total me 52 vite burg. Togat e zeza dënuan përfundimisht me:
10 vite burg Arbjon Aliko dënohet (ishte dënuar me 13 vite burg)
8 vite burg Gurgaz Skënderi (ishte dënuar me 11 vite burg)
8 vite Enrik Skënderi (ishte dënuar me 10 vite burg)
4. 9 vite Alfred Proko ( ishte dënuar me 10 vite burg në mungesë)
Apeli I Posaçëm prishi edhe vendimin e ish-Gjykatës së Shkallës së PArë për krime të rënda për shtetasin Beqo Brahimi që ishte dënuar me 8 vite burg për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr” duke vendosur pushimin e çështjes ndaj tij për këto akuza, për shkak se me vendim gjyqësor të formës së prerë është dënuar për të njëjtat vepra penale.
Dënimet janë dhënë lidhur me ngjarjet e vitit 2014 në Lazarat.
Komente

Filluan dhe keta te marrin rushfete duke ulur denimet per vrasesit e policit.Bajga
Përgjigju