Maksim Sota

Kronikë

Apeli i GJKKO refuzon kërkesën e prokurorit Maksim Sota, lihet në 'arrest shtëpie'! U arrestua nga operacioni 'Shpirti'

18 Korrik 2021, 12:06| Përditesimi: 18 Korrik 2021, 12:07

  • Share

TIRANË-Prokurori Maksim Sota do të qëndrojë në 'arrest shtëpi'. Masa e arrestit është konfirmuar edhe nga apeli i GJKKO pasi Sota kërkoi lirinë e plotë.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Gjykata refuzi kërkesën dhe la në fuqi vendimin e dhënë me herë nga shkalla e parë.

Sota i arrestuar në kuadër të operacionit "Shpirti" SPAK, që kërkoi lënien në fuqi të masës,po kryen hetime ende për anëtarët e dyshuar të këtij grupi.  Sipas SPAK ndryshimi i masave do të sillte rrezik për të ndikuar tek provat dhe dëshmitarët.

Maksim Sota u pezullua 2 javë më parë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.  Ka qenë vetë Sota, ai i cili ka paraqitur kërkesë në KLP për pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës, pasi konstatoi se është subjekt i një procedimi penal dhe këtë herë jo si prokuror, por si person nën hetim.

Maksim Sota u akuzua në dosje për shpërdorim detyre. Sipas dosjes, roli i supozuar i prokurorit Maksim Sota rezulton nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Donial Droli dhe Maringlen Shusha, sipas të cilëve drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020, kishte lidhje me prokurorin, madje i kishte siguruar një shtëpi me qira të cilën e paguante trafikanti, kur Maksim Sota jetonte bashkë me Maringlen Shushaj. Megjitjatë, ai i ka mohuar këto akuza duke thënë se ka jetuar te shtëpia e vëllait të tij në Vlorë. Mbi bazën e këtyre dëshmive, u krijua dyshimi për "infiltrimin e grupit kriminal në radhët e përfaqësuesve që ushtrojnë ndjekjen penale në emër të Shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të këtyre veprimtarive kriminale". SPAK mbi këto elemente ka bazuar akuzat ndaj prokurorit Maksim Sota për shpërdorim detyre.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?