Ish drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Thoma Gëllçit për t’u shpallur i pafajshëm

7 Dhjetor 2022, 12:44| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 22:10

  • Share

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e marrë në datën 2 qershor të këtij viti ku ish drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi u dënua me 2 vite burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës së tij. Si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit reduktohet në 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie.

Vendimi i lënë në fuqi nga GJKKO lë në burg edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci të cilët u dënuan me nga 1 vit burg secili. Vuajtja e dënimit ndaj të pandehurve nis që nga data e arrestimit të tyre, pra nga 8 tetori i vitit 2021.

Pavarësisht se tashmë e kanë përfunduar dënimin me burg, Thoma Gëllçit dhe ish zyrtarëve të tjerë të RTSH, u ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për një afat kohor 5 (pesë) vjeçar. 

Thoma Gëllçi u dënua për shpërdorim detyre në lidhje me një kontratë shtesë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro. Ai është akuzuar për zgjatjen e kontratës së zbatimit dhe jo për procedurat e prokurimit të tenderit.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?