Mungesa e të pandehurit Adrian Bulku dhe i mbrojtësit të tij ligjor, është bërë shkak për moszhvillimin e seancës gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako në Apelin e Posaçëm. Seanca e radhës u la me 1 korrik ora 10:30.
Prokurori Sotir Kllapi i kërkoi trupit gjykues që të shtyjë seancën, duke qenë se Adrian Bulku ka qenë njëri prej personave që ankimoi vendimin e Shkallës së Parë në Apel.
Dako u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre në dy raste. Ai vijon të jetë në masën e sigurisë arrest shtëpie që prej shkurtit të vitit 2-24 pasi indryshuan afatet e paraburgimit.
Vetë Dako nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme dhe u përfaqësua nga avokati.
Komente
