Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se nesër, kur në Apelin e GJKKO-së do të shqyrtohet ankimi i tij për ndryshimin e masës së sigurisë janë planifikuar të bëhen protestë.
Në një reagim në facebook Meta thotë se këto protesta janë thirrur nga persona të paautorizuar dhe se këto janë të padobishme dhe të dëmshme dhe kwrkon tw distancohen. Ai thotw se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme dhe se betejën ligjore e ka bazuar në parashtrimin e gjithë të vërtetave përpara gjykatës duke denoncuar inekzistencën e provave ndaj meje në këtë proces kryekëput politik.
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë!
Siç jeni në dijeni, nesër në ora 10:00, në Gjykatën e Apelit (GJKKO) zhvillohet seanca gjyqësore me objekt revokimin e masës së paligjshme të arrestit me burg të aplikuar ndaj meje prej një muaji.
Jam në dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës.
Ju bëj me dije se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme.
Betejën time ligjore e kam bazuar në parashtrimin e gjithë të vërtetave përpara gjykatës duke denoncuar inekzistencën e provave ndaj meje në këtë proces kryekëput politik.
Në këto kushte, çdo grumbullim apo protestë para gjykatës në ditën e gjykimit i konsideroj si shpërqëndrim të opinionit publik ndaj thelbit të çështjes, ndaj ju bëj thirrje të distancoheni nga çdo iniciativë për grumbullime dhe protesta.
I Juaji, Ilir Meta.
Lajmi kryesor:
Lobimi në SHBA dhe dosja CEZ-DIA/ Kryemadhi shkon në SPAK me vajzën: Erdha të lexoj fashikujt! Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për dhe për Metën! Presidenti i PL-së: Mos protestoni (VIDEO)
S.G//ReportTv.al